Aktivitete

Projekti “Bashkitë për në Evropë”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të delegacionit të BE në Tiranë, kryetarëve të Bashkive, administratave lokale, grupeve të interesit dhe komunitetit, në vijim të botimit të këtij raporti, ka nisur një tur takimesh në të 61 bashkitë e Shqipërisë

06 Shk 2020

“Matja e performancës së Bashkive ka një rëndësi të veçantë, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar kreu i Programit për Qeverisjen e mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Z. Orlando fusco, gjatë takimit të zhvilluar në Bashkinë e Lezhës për prezantimin e Raportit të Vlerësimit 2018.

11 Shk 2020
Roli i vetëqeverisjes vendore në zbatimin e serisë së ligjeve dhe rregullave të Bashkimit Evropian është tejet i rëndësishëm, në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
10 Shk 2020
“Roli i autoriteteve rajonale dhe lokale në procesin e integrimit në BE dhe zbatimi eventual i rregullave të BE-së duhet të merret në konsideratë. Duhet të gjendet një ekuilibër i duhur midis qeverive qendrore, rajonale dhe lokale, i cili mbështet fort zbatimin e reformave dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët - kjo është mënyra se si Komisioni Evropian thekson rolin e Bashkive në Dokumentin për Politikën e Zgjerimit të BE-së.
06 Shk 2020

Njësia e Integrimit Europian dhe Ndihmes së Huaj dhe Bashkia Tropojë festuan në një mënyrë të veçantë Krishtlindjet sivjet.

25 Dhj 2020

TIRANE, 23 DHJETOR – Në Bashkinë e Tiranë u zhvillua trainimi i radhës i drejtuesve dhe përfaqësuesve të Njësive të Integrimit Evropian në Bashkitë e Shqipërisë, nga ana e ekspertëve të Projektit “Bashkitë për në Evropë”.
Tema e përzgjedhur nga BpE ka qenë mbi “Procedurat e Aplikimit në kuadrin e thirrjes së Erasmus Plus – Rritja e Kapaciteteve në Fushën e Rinisë 2020”.

23 Dhj 2019