“Rinia në veprim”, turi 2-ditor fryt i bashkëpunimit të Njësive Roskovec, Belsh, Elbasan

  • Posted on: 13 September 2019
  • By: admin

Njësitë e Integrimit Evropian në Bashkitë Roskovec, Belsh dhe Elbasan zhvilluan në datat 13-14 Gusht një tur dy ditor në këto tre Njësi të Qeverisjes Vendore, me një grup të rinj dhe të rejash gjimnazistë nga secili qytet.
Aktivitetet filluan nga qyteti i Belshit dhe Elbasanit, për të përfunduar në qytetin e Roskovecit, ku rreth 30 të rinj dhe të reja, të udhëhequr nga Koordinatorët e BE të këtyre bashkive, u angazhuan në veprimtari të cilat përfshinë:
Dëgjesa me kryetarët e bashkive të secilës bashki të përfshirë në këtë nismë, në lidhje me plotësimin e kërkesave të të rinjve për standarte evropiane të cilësisë së jetës, mjedisit, shkollimit, shërbimeve publike dhe rekreacionit. 
Mundësitë që Bashkimi Evropian ka për të rinjtë.
Nxitja e të rinjëve drejt vullnetarizmit dhe nxitja e lidershipit. 
Të rinjtë patën një bashkëbisedim interaktiv me Kryetarët e bashkive Roskovec dhe Elbasan, zj. Majlinda Bufi dhe z. Gledian Llatja.
Ky tur u konceptua në formën e një udhëtimi, me ndarje eksperiencash dhe shqetësimesh me autoritetet vendore, për një Shqipëri evropiane. Itineraret e këtyre të rinjve të përzgjedhur ishin menduar në funksion të njohjes së realiteteve të përbashkëta, të vlerave kulturore dhe traditave të qyteteve, njohja e praktikave më të mira në nivel bashkiak, të njohjes së shqetësimeve të të rinjve, në njësi të tjera të qeverisjes vendore, si dhse njohja me realitete dhe destinacione të tjera. 
Ky tur, ishte një rast shumë i mirë për të gjithë këta të rinj për t’u socializuar me të tjerë të rinj dhe të reja në disa qytete, dhe për të diskutuar me ta edhe në momente rekreacioni, ide dhe mendime për një Shqipëri evropiane, e cilazhvillimin e pret pikërisht nga gjenerata e re.
Ky aktivitetet u realizua në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve të përfshira në këtë nismë dhe mbështetjen e plotë të projektit “Bashkitë për në Evropë”.