25 Nëntor Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

  • Posted on: 27 November 2019
  • By: admin

Në kuadër të 16 ditëve aktivizëm Bashkia Pogradec në bashkëpunim me shoqatën “Unë, Gruaja”,  së bashku me përfaqësues nga Komisariati i Policisë, organizoi në datën 25 Nëntor 2019 një takim me nxënës të shkollës “Kozma Basho” Pogradec ku diskutuan mbi dhunën, institucionet dhe ligjet që na mbrojnë. Gjithashtu u ndanë për nxënësit broshura informuese dhe materiale sensibilizuese dhe u dhanë mesazhe në kuadër të kësaj fushate globale, kundër Dhunës me Bazë Gjinore. 

Ishin vetë nxënësit që me zë të lartë pohuan:

“Unë zgjedh të mos nënshtrohem”

“Mos hesht, heshtja nxit dhunën”.