Bashkia Tropojë nis me festë sezonin turistik

  • Posted on: 26 June 2020
  • By: admin

Në një atmosferë vërtetë të veçantë, me datë 26 qershor, Njësia e Integrimit Evropian, Bashkia Tropojw inicioi nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Tropojë z.Rexhe Byberi, një festë simbolike me rastin e hapjes së sezonit veror turistik në Valbonë.

Personalitete lokale e qendrore jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga Kosova dhe Mali i Zi asistuan dhe diskutuan në një bashkëpunim rajonal ndërkufitar jo vetëm në fushën e turizmit por në të gjithë domenet me interes të ndërsjelltë.

Po ashtu, një model ndërveprimi në kuadrin e integrimit evropian u shfaq në këtë aktivitet mes Zyrave të Integrimit të Bashkive Tropojë dhe Vau i Dejës, i cili konsiston jo vetëm në hartimin e guidave të përbashkëta turistike por dhe në shkëmbimin e ndërsjelltë të burimeve njerëzore në hartimin e projekteve zhvillimore. Keto ide u mbeshteten gjërësisht nga autoritetet lokale e qendore dhe si gjithmonë patën inkurajimin e AMVV dhe drejtuesit të saj z.Bekim Murati, i cili ishte i pranishëm gjatë gjithë aktivitetit.

Gjithashtu, një lëvizje e tillë e cila do zgjerohet hap pas hapi dhe me Njesitë e tjera të Integrimit Evropian ka suportin sistematik të Lideres së Programit "Bashkitë për në Evropë" znj.Jolanda Trebicka dhe stafit të saj të mrekullueshem dhe profesional.