Ditët Evropiane të Solidaritetit Lokal. Konkurs me ese në Bashkinë e Kuçovës

  • Posted on: 18 November 2019
  • By: admin

Në datë 16 nëntor u organizua aktiviteti me temë “Konkurs me ese” ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditëve Evropiane të Solidaritetit Lokal, nga Drejtoria e Zhvillimit Strategjik dhe Integrimit Evropian në Bashkinë Europë dhe Qendra Rinore. Në këtë konkurs morën pjesë 10 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Kuçovës dhe Njësive Administrative ku nga secila shkollë u përzgjodh eseja më e mirë.

Qëllimi i këtij konkursi ishte të edukojë të rinjtë për nevojën e tolerancës si vlerë Europiane në shoqëri dhe t’i ndihmojë ata të kuptojnë efektet negative të intolerances. Në këtë konkurs esetë e paraqitura kishin përmbajtje rreth solidarizimit të të rinjve për tolerancë për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë në Europë. Mungesa e tolerancës çon në dhunë dhe në fund shkatërron paqen dhe sigurinë e shoqërisë. Pa tolerancë dhe harmoni nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme.

Gjatë aktivitetit u referuan esetë e të gjitha shkollave, u vlerësuan me certificatë esetë më të mira nga komisioni i cili përbëhej nga 5 përfaqësues si: një mësues letërsie, drejtuesja e NJIE Kuçovë, drejtuesja e Qendrës Rinore dhe dy të rinjtë (presidenti aktual dhe ish presidentja e Qendrës Rinore).

Aktiviteti u mbyll me një koktej ku të pranishmit vazhduan të socializohen më tej.