"Edukimi sjell ndryshimin!"Aktivitet sensibilizues në durrës, në ditën ndërkombëtare të shkrim-këndimit

  • Posted on: 13 September 2019
  • By: admin

 

Aktiviteti me temë “Edukimi sjell ndryshimin”u realizua nënë Qendrën Komunitare Multifunksionale Nishtulla, në kuadër të “Ditës ndërkombëtare të Alfabetizimit” i cili bashkë institucione publike dhe organizata të shoqërisë civile, fëmijë dhe prindë të komuniteteve vulnerabël të zonës. Ai u mundësua nga Këndi i BE-Bashkia Durrës, Qendra Komunitare Multifunksionale Nishtulla, Terre des Hommes dhe Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS.
E drejta për edukim dhe përgjegjësia prindërore ishin thelbi i këtij takimi i cili vijoi me prezantimin e shërbimeve që ofrohen lokalisht për arsimim dhe të mësuarit përgjatë gjithë jetës, reflektim mbi sfidat dhe hapat e nevojshëm që duhen ndërmarrë lidhur me arsimimin dhe formimin përgjatë gjithë jetës dhe përcjelljen e njëmesazhi ndërgjegjësuestek i gjithë komuniteti.
Kryetarja e  Bashkisë Durrës, Zj. Valbona Sako në fjalën e  saj përshëndetëse theksoi se Arsimi është i rëndësishëm për të ardhmen e çdo njeriu dhe të të gjithë shoqërisë. Ju prindërit që nga lindja keni përgjegjësi thelbësore nga zbatimi ose mos zbatimi i të cilave varet konsiderueshëm rregjistrimi, frekuentimi dhe ecuria e fëmijëve. Dëshiroj qëditë të tilla të shënuara si Dita Ndërkombëtare e Alfabetizimit në një të ardhme sa më të afërt  të mos jenë ditë ku të shprehen problematika, po ditë ku të prezantojmë arritje të reja dhe së bashku të gjejmë rrugën më të mirë për të sjellë zhvillim.
Pasi u fol për të drejtën për edukim, të mësuarit përgjatë gjithë jetës dhe përgjegjësitë prindërore, pjesëmarrësit u sqaruan për shërbimet në funksion të arsimit dhe të mësuarit përgjatë gjithë jetës nga përfaqësues të Zyrës Arsimore Vendore, Shkollës 9 vjecare ''Isuf Ferra'', Zyrës Rajonale të Punes, Drejtorisë së Sherbimit social, Njësiasëadministrative 5, Qendrës Shëndetësore Nishtulla, QendrësSociale Nehemia, Organizata Terres des hommes  dhe organizata Nisma për ndryshim shoqëror-ARSIS.
Fëmijëve iu shpërndanë libra artistikë të mundësuar nga Qendra Komunitare Multifunksionale Nishtulla dhe organizata Terre des hommes përmes projektit IRMA të financuar prej Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me GIZ Albania  te nxisin sadopak leximin, shkrimin dhe aftesite shprehese te 30 fëmijeve.
Aktiviteti përcolli mesazhin “Një fëmijë, një prind, një mësues, një libër, një penë, një fjalë dhe një mundësi mund ta ndryshojë dhe shpëtojë një person, një familje, një komunitet dhe gjithë botën”.