“Erasmus +”, rritja e kapaciteteve dhe procedurat e aplikimit: BpE trainim me drejtuesit e Njësive të Integrimit

  • Posted on: 24 December 2019
  • By: admin

TIRANE, 23 DHJETOR – Në Bashkinë e Tiranë u zhvillua trainimi i radhës i drejtuesve dhe përfaqësuesve të Njësive të Integrimit Evropian në Bashkitë e Shqipërisë, nga ana e ekspertëve të Projektit “Bashkitë për në Evropë”.
Tema e përzgjedhur nga BpE ka qenë mbi “Procedurat e Aplikimit në kuadrin e thirrjes së Erasmus Plus – Rritja e Kapaciteteve në Fushën e Rinisë 2020”.
Në vijim të fjalëve përshëndetëse nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve si dhe Ministrisë për Evropën dhe punët e Jashtme, drejtuesja e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, Znj. Jolanda Trebicka ka bërë një parashtrim të temave ku fokusohet trainimi si dhe pritshmëritë për pjesëmarrësit dhe ekspertët e pranishëm.
Më tej, ekspertet e thirrura posaçërisht për Trainimin, Ana Dervishi perfaqesuese e Beyond Barriers, Pika Kombëtare e Kontaktit për “Erasmus Plus Youth in Action” dhe Irena Topalli eksperte e BpE kanë bërë për të pranishmit një prezantim të Erasmus Plus: Komponenti i Rinisë, duke u ndalur veçanërisht tek objektivat dhe prioritetet. Drejtuesit e Njësive kanë mundur të njihen me detaje mbi dokumentet që kërkohen dhe teknikalitetet, ndërtimi i partneriteteve të mundshme, plani i aktriviteteve, metodologjia etj.
Gjatë trainimit ka qenë i pranishëm edhe Z. Bekim Murati, Drejtori i AMVV, i cili u ka kujtuar të pranishmëve në trainim se duke filluar që nga java e parë e janarit do të ketë një shtim të komunikimit mes ministrive dhe bashkive sa i përket procesit të screening, ose zbatimin nga ana e nëjsive të pushtetit lokal, të detyrave të tyre në kuadër të integrimit, sipas kapitujve respektivë.
Trainime si ky i sotmi kanë qenë dhe janë të domosdoshëm, jo thjesht për aftësimin tuaj profesional, por sepse tashmë ne kemi mbërritur në momentin kur të gjitha dijet e përftuara, ju duhet t’i përktheni në rezultate konkrete në punën tuaj të përditshme si drejtues apo ekspertë të njësive të integrimit, në secilën prej 61 bashkive. 
Kjo do të thotë edhe një intensifikim i ndërveprimeve të njësive tuaja me AMVV nëpërmjet Platformës, si dhe një rritje e cilësisë korrektësisë kohore të raportimit nga ana juaj – në mënyrë të veçantë përsa i përket Matricës, plotësimit dhe dërgimit të së cilës i duhet kushtuar seriozitet maksimal nga ana e Njësive të Integrimit dhe Bashkive.