"Evropa është lartësi"

  • Posted on: 16 June 2020
  • By: admin

"Evropa është lartësi, lartësitë kërkojnë mund, djersë, përkushtim e vullnet për t'i arritur...!"

Me këtë slogan u organizua, me datë 13 qershor, nga Zyra e Integrimit Evropian Bashkia Tropojë, ngjitja e vështirë alpiniste në majat e malit të Jezercës 2694 m mbi nivelin e detit dhe maja më e lartë në Alpe.

Sipas rregullave të paracaktuara, fituesi është vullnetari e aktivisti i Këndit të BE-së Tropojë, Kliton Madani, i cili arriti i pari të vendosë mbi majë flamujt e Shqiperisë, Bashkimit Evropian si dhe banerin e simbolet e projektit "Bashkitë për në Evropë". Urimit për Klitonin i bashkëngjitet dhe gëzimi se ai është dhe aplikanti i parë nga Tropoja për "Young European Ambassadors From dhe Western Balkans". / bpe.al