Forca e rinisë “pushton” të 61 Bashkitë e Shqipërisë

  • Posted on: 9 July 2019
  • By: admin

Projekti “Bashkitë në Evropë” organizon 95 aktivitete gjatë Javës së Evropës.

Nga Bjeshkët e Tropojës, në brigjet e Vlorës, nga Kalaja e Krujës deri në sokakët e Gjirokastrës, ka ushtuar zëri i të rinjve në aktivitetet e Javës së Evropës, për të shprehur fort dëshirën e rinisë shqiptare, për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

“Këshilltarë për një ditë”, apo “Dëgjoni zërin tonë”, “I këndojmë Evropës” apo “Rrënjët e mia, rrënjët e Evropës”, “Evropa në qytetin tim” apo “Europa kthehet në shkollë”: në këtë Javë të Evropës, të 61 bashkitë e Shqipërisë, të veshura prej të rinjve me flamurin ngjyrë blu me 12 yje, janë shndërruar në tribuna rinore.