Hapet Thirrja e BE për 43 Bashki: BE-ja për zhvillimin social-ekonomik

  • Posted on: 10 July 2020
  • By: admin

Në kuadër të Paketës 23 milion Euro të Bashkimit Evropian, është hapur thirrja për propozime, për 43 nga 61 bashkitë e vendit: Mbështetje e BE-së për luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve / EU for socio-economic development (as alternative to drugs cultivation and trafficking).

Bashkitë përfituese janë: Kuçovë, Policçn, Skrapar, Ura Vajgurore, Bulqizë, Dibër, Klos, Mat, Krujë, Shijak, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Peqin, Prrenjas, Patos, Divjakë, Mallakastër, Roskovec, Këlcyrë, Libohovë, Memaliaj, Përmet, Tepelenë, Dropull, Devoll, Kolonjë, Maliq, Pustec, Has, Kukës, Tropojë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Fushë - Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës, Delvinë, Finiq, Konispol, Selenicë.

Fokusi i thirrjes do të jetë: 

  • Aktivitete ku bashkitë marrin një rol kryesor, si ofrues të shërbimeve, mundësive të zhvillimit ekonomik.
  • Aktivitete që përqendrohen në ofrimin e alternativave të vlefshme ekonomike për aktivitetet e paligjshme.
  • Aktivitete që kryhen bashkërisht nga Bashkitë dhe Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC), të cilat demonstrojnë qasje shumësektoriale.
  • Aktivitete që mbështesin bashkitë për të ofruar shërbime publike gjithëpërfshirëse.
  • Aktivitete që integrojnë qasjet e mjedisit, barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, si një temë ndërprerëse.
  • Aktivitete që përfshijnë komunitetet në grupe të ndryshme dhe promovojnë dialog, mirëkuptim dhe punë të përbashkët, në nisma të përbashkëta përmes një qasje pjesëmarrëse.

Grantet do të jenë:

Shuma minimale 50,000 Euro dhe shuma maksimale, 300,000 Euro.

Granti duhet të mbulojë:

Përqindja minimale: 90 përqind e kostos totale së projektit.

Përqindja maksimale: 95% të kostos totale të lejueshme të projektit.

Afati i dorëzimit të Concept Note është data 04 Shtator 2020, ora 16.00 (data dhe ora e Brukselit).

Dokumentin e plotë për thirrjen mund ta gjeni në këtë link:

https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?ADSSChck=1594202828383&do=publi.detPUB&searchtype=AS&zgeo=35357&ccnt=7573876&debpub=&orderby=upd&orderbyad=Desc&nbPubliList=15&page=1&aoref=168946