Histori nga vendi

Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet në bashkëpunimin me organizatën Përtej Barrierave organizoi ditën e hënë, 29.10.2018, një sesion informues me të rinjtë e Përmetit për programin më të rëndësishëm të BE pë të rinjtë, ERASMUS +.

Të rinjtë morën informacion rreth mundësive që ofron program Erasmus Plus në Shqipëri dhe me detaje informimi u ndal tek shkëmbimet rinore, vullnetarizmi dhe trajnimet.

Pjesa më e madhe nuk kishte informacion për këtë program por kurioziteti dhe dëshira e tyre për të përfituar nga këto mundësi ishte e madhe.

Ky aktivitet u zhvillua më 25.01.2019 në shkollën 9-vjecare "Qybra Sokoli" në klasën e II A  nën kujdesin dhe perkushtimin e vecante të mesuese Valbona Shuli në bashkepunim me Këndin e BE-së të Bashkisë Prrenjas. Fëmijet u ndane në grupe ku secili prej tyre kishte role te vecanta për rastet e diskriminimeve dhe te drejtat e tyre.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës, Harabel dhe MEMO, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, me mbështetjen e disa donatorëve në kuadër të memories organizoi me 23 Gusht 2018  Ditën Muze/Memorial “Dita Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare

Këndi i BE-së në Bashkinë e Patosit në bashkëpunim me Shkollën e Mesme "Zhani Ciko" organizuan aktivitetin "Ndërgjegjësohu, pastaj shpërnda" ("Be aware before you share!"),  në kuadër të “Ditës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” që kremtohet çdo 28 Janar në Europë dhe në mbarë botën si “Dita e Privatësisë”.

Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me Këshillin Rinor organizuan dy aktivitete bamirësie (Nata e Filmit dhe Stenda e Ëmblësirave) gjatë javës së parë të Dhjetorit. Fondet e mbledhura u përdorën për të rregulluar një prej klasave në shkollën nëntëvjeçare "Meleq Gosnishti" për nxënësit me nevoja të veçanta.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Javës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe promovoi vlerat e përbashkëta të Bashkimit Europian, atë të solidaritetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Në datën 7 Maj 2018,  në Bashkine Prrenjas, ne ambjentet e zyres se Keshillit Bashkiak, Këndi I BE në këtë qytet mundësoi zhvillimin e takimit me Krypleqt e fshatrave të Bashkisë në kuadër të programit "IPARD II" të Bashkimit Europian  i cili ofron mbështetje të konsiderueshme për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri.
Gjatë takimit të pranishmit patën mundësi të njohen nga afër më mundësitë që ofron ky program si dhe të gjejnë përgjigje të një seri pyetjesh që ata i shqetësojnë në lidhje me ecruinë e bizneseve të fermerëve të fshatrave të tyre.

Në datën 5 Qershor 2018, Kendi i BE-së në Bashkinë Prrenjas në bashkëpunim me shoqatën mjedisore “Agri-en” në Ditën Botërore të Mjedisit organizuan 
një aktivitet për pastrimin e mjedisit,
Në këtë aktivitet marën pjesë së bashku me administratën e Bashkise, edhe nxënës të shkollës 9-Vjeçare Prrenjes Fshat. 

Kendi i BE-së në Bashkinë Prrenjas në datën 8 Qershor 2018, organizoi trajnimin mbi "Ciklin e Menaxhimit të Projekteve"
Në këtë trajnim morën pjesë nëpunësit e administratës së bashkisë nga Drejtoria Juridike, Shërbimi Social, Drejtoria e Urbanistikes, Drejtoria e Finances etj… të cilët morën informacionin e duhur mbi shkrimin e një projekt - propozimi. Kjo aftësi e marë gjatë trainimeve të projektit Bashkitë për në Evropë, u përcoll për stafin e bashkisë nga koordinatori I BE së qytetit.  

Kendi i BE-se në Bashkinë Prrenjas në datën 9 Korrik 2018 organizoi në sallën e këshillit të bashkise, workshopin me temë "Vlerësimi i nevojave për shërbimee e kujdesit shoqëror ".

Ky takim kishte për synim të përthithë këndvështrimin e të gjithë aktorëve publikë dhe jopublikë në fushen e shërbimeve të kujdesit shoqëror mbi kategoritë vulnerabël dhe nevojat për sherbime të kujdesit shoqëror në territorin e kësaj Bashkie. 

Në datën 1 Korrik 2018, në Këndin e BE të bashkisë Poliçan u zhvillua një takim me anëtarët e Komisionit Multidisiplinor për rastet e problemeve sociale në këtë qytet.

Më këtë rast anëtarët e këtij komisionit u informuan nëpërmjet një prezantimi të shkurtër mbi qëllimin dhe rrolin e Këndit të BE-së në këtë bashki.

Ky aktivitet u organizua në ambjentet e Këndit të BE, jo vetëm për të njohur më nga afër këtë zyre por edhe në kuadër të informimit të publikut dhe administratës së Bashkisë mbi Bashkimin Europian dhe politikat e tij.

Faqet