Histori nga vendi

Këndi i BE-së Patos dhe ekipi i Bashkisë Patos organizuan në datën 25 Maj 2018, aktivitetin e radhës të platformës së grave “E premtja e grave”.  Muaji Maj i kësaj nisme u titullua ”Gatuaj me zemër, Konsumo Patos.”
Ky takim erdhi në formën e një aktivitett të hapur publik në të cilin morën pjesë gratë e platformës dhe të moshuarit e qytetit. Duarartat nag qyteti i Patosit sollën në këtë aktivitet produkte që kultivohen në zonën e Patosit dhe gatime tradicionale, të cilat u servirën për të moshuarit dhe familjet në nevojë.

Në datën 14 Qershor 2018, Këndi i BE-së në bashkinë Patos në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit Social zhvilluan takim informues dhe ndërgjegjësues me drejtueset dhe edukatoret e të gjitha kopshteve të Bashkisë Patos me tematikat e mëposhtme:

  • Jo migracionit të parregullt!
  • Informim për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve!
  • Riintegrimi i fëmijëve dhe familjeve të kthyera nga BE!

Ky takim iu drejtua edukatoreve të kopshteve të qytetit pasi këta janë në kontakt të drejtpërdrejtë me gjendjen psiko-sociale të fëmijëve.

Në datën 20 Qershor 2018, u mblodh në qytetin e Patosit Këshilli Vendor për Sigurinë Publike me një rëndësi të veçantë dhe që ka në qendër të vëmendjes ; qytetarin, sigurinë e jetës, pronës dhe krijimin e një ambjenti më të sigurt për shoqërinë.

Në datën 29.06.2018 Këndi i BE-së, në Bashkinë Patos mirëpriti të rinj dhe nxënës të qytetit tashmë anëtarë të grupit “Ekomjedisor” të qytetit.
Fillimisht të rinjtë pjesëmarrës u njohën me mënyrën e funksionimit të Këndit të BE-së pranë Bashkisë Patos. Ata patën mundësinë të mernin me këtë rast revistat shkencore mjedisore “Planeti jonë e Ardhmja jonë” publikim i BE. 
Drejtuesit e këndit të BE në këtë qytet, iu shpjeguan të rinjve, mënyrën e studimit të revistës dhe caktuam grafikun e takimeve të radhës me këtë grup

Në datën 12 Korrik 2018 Këndi i BE-së, në Bashkinë Patos në bashkëpunim me zyrën e Mjedisit, kanë zhvilluar takimin e dytë të grupit Eko - mjedisor me të rinjtë Bashkisë Patos.
Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi dhe puna në grup mbi shkaqet, pasojat dhe masat që mund të ndërmarrim për të luftuar ndryshimin e klimës. 
Motoja e këtij takimi ishte:
“Planeti ynë mund të konsumohet lehtë, na ndihmoni ta ruajmë atë”

Kendi i BE në bashkinë Mirditë, organizoi në datat 26-28 Dhjetor 2017 një Program 3-ditor me temë:"Mësojmë për Bashkimin Evropian" me të rinj dhe të reja të shkollës së mesme të përgjithëshme të qytetit të Rrëshenit.
Gjatë këtij aktiviteti, Koordinatorja e Këndit të BE-së në Mirditë, bëri një prezantim të shkurtër rreth funksionimit të Këndit të BE në këtë qytet si dhe shërbimeve dhe mundësive që ofron ky kënd në varësi të nevojave e interesave të të rinjve. 

Në kuadër të Javës Evropiane, në bashkinë Mat u zhvillua një forum qytetar i cili u mundësua nga Këndi i BE-së në këtë bashki në bashkëpunim me “Europe House” – Shtëpia e Evropës.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, si edhe grupe të ndryshme interesi: OJF, sipërmarës, nxënës të shkollave të mesme të qytetit, përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore si dhe qytetarë të cilët diskutuan dhe drejtuan pyetje mbi çështjet e integrimit në BE.

Në kuadër të Javës Evropiane, në datën 09 Maj 2018, Këndi i BE-së pranë Bashkisë Mat, zhvilloi një sesion informues me nxënës të shkollës së mesme të përgjtihëshme "28 Nëntori" në Burrel.
Ky ishte një takim i hapur, bashkëbisedues, ku të rinjtë u njohën me BE-në, programet dhe politikat e saj që prekin veçanërisht të rinjtë.  Të pranishmit patën rastin gjithashtu të njihen nga afër me Këndin e BE-së dhe të mësojnë për rrolin dhe funksionet që ka ai.

Në datën 19 Qershor 2018 në ambientet e sallës së Këshillit Bashkiak në bashkinë MAT, u zhvillua një trajnim me stafin e Bashkisë së qytetit me temë "Buxhetimi me pjesëmarrje dhe roli i Integrimit Evropian në pushtetin vendor".
Ku trainim u mundësua nga Fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES) që opron në Shqipëri në bashkëpunim me Këndin e BE të këtij qyteti.

Në datën 06 Gusht 2018 ndryshe nga herët e tjera, Këndi i BE-së i Bashkisë Mat u familjarizua akoma më shumë me qytetarët e këtij qyteti
Koordinatori i BE-së, përfshirë edhe Zv.koordinatorin, e këtij Këndi, morën nismën për të folur me qytetarët, duke ju shpërndarë atyre materiale dhe broshura në lidhje me Këndin, historikun e BE-së, migrimin e parregullt, dhe jo vetëm. 

Faqet