Këndi i BE Poliçan informon Komisionin Multidisiplinor të qytetit në lidhje me rrolin e Këndit të BE në këtë qytet

  • Posted on: 8 January 2019
  • By: admin

Në datën 1 Korrik 2018, në Këndin e BE të bashkisë Poliçan u zhvillua një takim me anëtarët e Komisionit Multidisiplinor për rastet e problemeve sociale në këtë qytet.

Më këtë rast anëtarët e këtij komisionit u informuan nëpërmjet një prezantimi të shkurtër mbi qëllimin dhe rrolin e Këndit të BE-së në këtë bashki.

Ky aktivitet u organizua në ambjentet e Këndit të BE, jo vetëm për të njohur më nga afër këtë zyre por edhe në kuadër të informimit të publikut dhe administratës së Bashkisë mbi Bashkimin Europian dhe politikat e tij.