Kampi veror në i organizuar nga Njësia e Integrimit Bulqizë, një mundësi fantastike për të rinjtë

  • Posted on: 2 July 2020
  • By: admin

''Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Bulqizë, me mbështetjen e projektit ''Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, organizuan Summer Camp ''Europe & Youth''. 

Ideimi i këtij aktiviteti erdhi si pasojë e nevojës së madhe për të angazhuar të rinjtë, si dhe informuar në lidhje me çështjet e Bashkimit Evropian dheh integrimit të Shqipërisë.

Të rinjtë e qytetit të Bulqizës u angazhuan për 5 ditë në aktivitete të ndryshme, në lojëra dhe në debate. Ata morën informacione mbi Bashkimin Evropian, Njësinë e Integrimit Evropian të ngritur pranë bashkisë, çështjet e integrimit të Shqipërisë në BE, bursat Erasmus + dhe rrjetet e të rinjve, të ngritura në shërbim të të rinjve të Ballkanit Perendimor si RYCO Network dhe SALTO Youth. Të pranishmit u informuan hollësisht edhe mbi  trajnime te ndryshme ku ata mund të marrin pjesë dhe të informohen. 

Në ditën e fundit u organizua një debat mes të rinjve, si dhe u shpërndanë çertifikata pjesëmarrje, duke vleresuar shumë angazhimin dhe energjine e tyre. 

Ne besojme se të rinjtë janë e ardhmja e Shqipërisë dhe e Europës, ndaj duhet t’i angazhojme fort që të bëhen qytetarë të denjë evropianë.

Një falënderim i madh shkon për projektin “Bashkitë për në Evropë”, si mbështetje e pazëvendësueshme për çdo bashki.