Kinemaja Verore në Krujë, risia e radhës e aktiviteteve të “Bashkitë për në Evropë”

  • Posted on: 16 September 2019
  • By: admin

Për tre netë me radhë, qytetarët dhe turistët e huaj, patën mundësinë që të ndiqnin filmat e preferuar në qendër të Krujës.

"Open Cinema" ishte projekti që u realizuar për herë të parë në këtë qytet, nën moderimin e prezantues Silvana Braçe, regjizorit Skënder Jaçe, të cilët me mbështetjen e projektit  “Bashkitë në Evropë”, sollën aktivitetin kinematografik të verës! U transmetuan 10 filmave të zhanreve të ndryshme dhe të pëlqyeshme nga të gjitha grupmoshat e qytetarëve të Krujës. 

Përveç transmetimit të filmave, aktiviteti u shoqërua edhe me bashkëbisedime dhe rrëfime interesante të artistëve të ftuar, të cilët ndanë me publikun informacione tejet interesante mbi fillimet e kinematografisë shqiptare.

Me ardhjen e shtatorit dhe nisjen e sezonit të ri, Njësia e Integrimit Evropian ka planifikuar një sërë aktivitetesh dhe projektesh kulturore, sociale dhe ndërgjegjësuese, në kuadër të angazhimit që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë në të 61 bashkitë e Shqipërisë, për një përfshirje sa më aktive të tyre në procesin e integrimit.