Njësia e Integrimit Belsh, takim me njësitë administrative mbi rolin e qeverisjes lokale në proceset integruese

  • Posted on: 16 June 2020
  • By: admin

Belsh, 16 Qershor 2020 – Njësia e Integrimit Europian, pranë Bashkisë Belsh zhvilloi takimin informues me drejtuesit dhe përfaqesuesit e Njësive Administrative të bashkisë.

Tema e përzgjedhur nga NjIE ishte “Roli i Qeverisjes Lokale në Procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë”

Gjatë prezantimit “Politikat e Bashkimit Europian në Nivel Vendor”, përfaqësuesi i NjIE bëri prezantimin e manualeve informuese mbi “Rolin e Qeverisjes Lokale Në Procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë” dhe “Një Guidë për Financimet e BE-së: Prespektiva Lokale”, duke u ndalur veçanërisht tek pyetje të tilla të ngritura nga të pranishmit, si: funksionimi i Bashkimit Europian; Procesi i integrimit të Shqipërisë; Roli i pushtetit vendor në integrimin në BE dhe zbatimin e standarteve europiane, si edhe instrumentet më të rëndësishme financiare të krijuara nga BE-ja, nga të cilat mund të përfitojnë bashkitë.

Më tej, përfaqësuesi i NjIE i njohu të pranisihmit edhe me Raportin e Vlerësimit “Bashkitë në Procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, i cili është hartuar nga ekipi i Projektit “Bashkitë për në Europë”, në bashkëpunim me NjIE në secilën bashki dhe AMVV-ja. 

Raporti nxjerr në pah rëndësinë e rolit të pushtetit vendor në zbatimin e detyrave që kanë, në kuadër të integrimit, sipas kapitujve respektivë.

Në fund të takimit, pjesëmarrësve iu shpërndanë kopje të manualëve informuese për stafin e dikastereve që ata drejtojnë. / bpe.al