Njësitë e Integrimit Evropian në Bashkitë Roskovec, Belsh dhe Elbasan zhvilluan në datat 13-14 Gusht një tur dy ditor në këto tre Njësi të Qeverisjes Vendore

  • Posted on: 13 September 2019
  • By: admin

Njësia e Integrimit pranë Bashkisë Gramsh në bashkëpunim me vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe Këshillin Rinor, organizuan Kampin Veror 2019. Për 5 ditë me rradhë nga data 29 Korrik 2019 deri në 2 Gusht 2019, në kuadër të projektit “Bashkitë për në Evropë”, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhjetëra fëmijë rreth moshës 7-13 vjeç u bënë pjesë e aktiviteteve të ndryshme argëtuese dhe sportive të kampit veror, si “team building” games, lojëra me top, arte të vogla në pikturë etj.
Fëmijët morën pjesë në seanca mësimore të shkurtra me Departamentin e Zjarrëfikëses në Gramsh, ku u informuan se si duhet të vepronin në raste zjarri, gjithashtu morën pjesë edhe në aktivitete ndërgjegjësuese për mbajtjen pastër të mjedisit duke bërë pastrimin e mbeturinave në Fushën e Gjimnazit.
Përveç lojërave të ndryshme, gjatë ditëve të kampit u organizuan edhe disa aktivitete me qëllim zgjerimin e njohurive dhe informacionit në lidhje me themelimin, historinë dhe simbolet e Bashkimit Evropian si dhe shtetet që bëjnë pjesë në Bashkimin Europian. 
Gjithashtu anëtarët më të rritur të kampit, i mësuan anëtarëve më të vegjël, informacione rreth vendeve të BE-së dhe më pas kampistët e vegjël përfaqësuan këto vende gjatë turneut të “Kampianatit Europian” që u zhvillua ditën e fundit të kampit veror me ndihmën e Klubit të Futbollit të Gramshit.
Gjatë organizimit të kampit veror, anëtarët e Këshillit Rinor Gramsh ishin në gjendje të praktikonin aftësitë e tyre drejtuese dhe në të njëjtën kohë i shërbenin fëmijëve të komunitetit të tyre.