"Orientimi i të Rinjve drejt Ekonomisë Bujqësore dhe Blegtorale”. Seancë informimi për politikat e BE, Patos

  • Posted on: 9 May 2019
  • By: admin

Njësia për Integrimin Europian dhe Ndihmën e Huaj në Bashkinë Patos, zhvilloi aktivitetin e radhës në kuadër të Javës së Evropës, në Njësinë Administrative Zharrëz, ku është përqendruar veprimtaria më e madhe bujqësore dhe blegtorale e territorit të Bashkisë Patos. 

Informimi i të rinjve mbi politikat e përbashkëta bujqësore që ka Bashkimi Europian me të gjitha vëndet anëtare dhe mbi Skemat Kombëtare Mbështetëse ishte fokusi kryesor i takimit që Njësia për Integrimin pranë Bashkisë Patos organizoi me nxënësit maturantë të shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz.

Nga ana e Njësisë u shpërndanë informacione për politikat e Agrikulturës në Bashkimin Europian, se si shtetet anëtare i japin zhvillim fermave bujqësore dhe jetës së komuniteteve ruale në tërësi.

Ekononomia bujqësore dhe blegtorale mbulon rreth 60% të ekonomisë së përgjithshme, ndaj orientimi i të rinjve drejt këtyre politikave do të përforconte më tej këtë sektor jetik për vendin dhe do t'i bëjë këta të rinj më të prirur drejt studimeve dhe punësimit në këtë sektor.