Vlerësimi i nevojave për shërbime të kujdesit shoqëror

  • Posted on: 8 January 2019
  • By: admin

Kendi i BE-se në Bashkinë Prrenjas në datën 9 Korrik 2018 organizoi në sallën e këshillit të bashkise, workshopin me temë "Vlerësimi i nevojave për shërbimee e kujdesit shoqëror ".

Ky takim kishte për synim të përthithë këndvështrimin e të gjithë aktorëve publikë dhe jopublikë në fushen e shërbimeve të kujdesit shoqëror mbi kategoritë vulnerabël dhe nevojat për sherbime të kujdesit shoqëror në territorin e kësaj Bashkie. 

Rezultatet e ëorkshop do të kontribuojnë në finalizimin e Raportit të Vleresimit të Nevojave për Bashkinë Prrenjas, si dhe do ti hapë rrugën hartimit të Planit Social në bashkinë tonë. 

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimit Social të Qarkut Elbasan, Ëorld Vision Albania, Forumi i Gruas Elbasan si dhe përfaqesues nga policia e shtetit.

Këndi i BE në këtë bashki, kthehet kështu në promotorin vendosjes së standrateve të dialogimit dhe ndërthurjes së praktikave ndërmjet institucioneve publike dhe shoqrisë civile në këtë bashki.