Platforma Bashkitë për në Evropë

Intervistë me Karoline Edtstadler, Ministre Federale për Bashkimin Evropian, mbi fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Këshilli tani ka vendosur njëzëri të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa muaj më parë, kishte ende një veto nga disa vende. Cila mendoni se është arsyeja që tani të gjitha vendet anëtare të BE janë në favor të hapjes së negociatave? Çfarë kontribuoi në këtë ndryshim të humorit?

Komiteti i Rajoneve është në favor të nisjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut BRUKSEL – Në 14 nëntor 2019, zgjerimi ishte në qendër të debatit të Komisionit për Nënshtetësinë, Qeverisjen, Çështjet Institucionale dhe Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit të Rajoneve. Ish Guvernatori i Salsburgut, Franz Schausberger, pjesëtar i Komitetit të Rajoneve të Salsburgut theksoi në kontributin e tij për këtë debat, se aktualisht ka një zhgënjim të madh në vendet që presin zgjerimin, për shkak se Këshilli nuk ndoqi rekomandimin e Komisionit Evropian, për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Deri më sot, Qendra e Informacionit të Drejtpërdrejtë Europe Direct Puglia, ku unë punoj, ka qenë gjithmonë anëtare e Rrjetit Zyrtar të Informacionit të BE-së (2005-2008; 2009-2012; 2013-2017; 2018-2020) dhe ka qenë aktive që nga viti 2005, i zbauar/ marrë përsipër nga Universiteti i Barit - Departamenti i Shkencave Politike.
Shërbimet bashkëveprojnë me publikun në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, duke ju përgjigjur kërkesave për informacion ose ndihmë/asistencë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin me qytetarët dhe bizneset, por edhe në dëgjimin e reagimeve të tyre dhe mësimit nga nevojat e tyre.
Në Evropë, kërkesa për shërbime sociale po rritet për shkak të ndryshimeve demografike dhe shoqërore, per shkak te ndikimit të krizës ekonomike, dhe rritjes së shkallës së papunësisë, varfërisë dhe përjashtimit social. Në të njëjtën kohë, buxhetet publike po pakësohen dhe shpenzimet për shërbimet sociale janë shkurtuar në shumë shtete anëtare, për të zbatuar masat shtrënguese.
Në modernizimin e shërbimeve sociale për t'iu përgjigjur më mirë nevojave në ndryshim, sfidave shoqërore (p.sh. plakjen e popullsisë) dhe kufizimet financiare, autoritetet kombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian gjithnjë e më shumë po diversifikojnë mënyrat në të cilat organizohen, sigurohen dhe financohen këto shërbime (p.sh. decentralizimi në rritje, kontraktimi i shërbimeve nga ofrues fitimprurës private ose jofitimprurës). Rrjedhimisht, një pjesë në rritje e këtyre shërbimeve tani i nënshtrohen fushëveprimit të rregullave të Komunitetit mbi konkurrencën dhe tregun e brendshëm.