“Menaxhimi i projekteve të financuara nga BE”, trainimet vazhdojnë në Shkodër

  • Posted on: 8 December 2021
  • By: admin

Shkola Shqiptare e Administratës Publike, në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për në Evropë, ka vazhduar serinë e trainimeve në kuadër të fazës II të projektit.

Ndalesa e radhës ishte qyteti i Shkodrës, ku drejtues dhe specialistë të Njësive të Integrimit Evropian, kanë qenë pjesë e një trainimi me temë “Menaxhimi i Projekteve të Financuara nga Bashkimi Evropian në Praktikë”, ku ekipi i ekspertëve të projektit dhe përfaqësuesit e Njësive të Integrimit janë mbledhur në datat 6 dhe 7 dhjetor 2021.

Të pranishëm në trainim kanë qenë stafet e Njësive të Integrimit E vropian në bashkitë Shkodër, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Lezhë dhe Kurbin.