Bashkitë e Qarkut Tiranë diskutojnë nismat për qeverisjen e mirë, në kuadër të “Javës së Integritetit”

  • Posted on: 9 December 2021
  • By: admin

Në kuadër të edicionit të 3-të të “Javës së Integritetit” organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës, Bashkia Tiranë iu bashkua kësaj nisme me një tryezë të përbashkët me të gjithë Bashkitë e Qarkut Tiranë, ku u diskutuan inicativat e deritanishme në kuadër të qeverisjes së mirë. Aktivitet u përshëndet nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, i cili theksoi nevojën për bashëpunim dhe ndarje eksperiencash të vazhdueshme mes Bashkive të Qarkut. Ai përmëndi disa nga eksperiencat më të mira të vullnetarizmit, anti-korrupsionit, pjesëmarrjes në vendimmmarrje të Këshillave Bashkiak. 

Panelin e hapi Z. Genci Kojdheli, Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë Tiranë, i cili theksoi nismat më të rëndësishme të Bashkisë në fushën e integritetit, si dhe anëtarësimin në Partneritetin për Qeverisjen e Hapur. Ai ftoi gjithashtu të gjitha qytetet prezente për tu bërë thirrje organizatave të shoqërisë civile për tu bashkuar organizimeve në Titullin “Tirana Kryeqytet i Rinisë 2022”.

Eventi u realizua me mbështetjen e projektit “Bashkitë për në Europë”, dhe znj. Jolanda Trebicka, drejtuese e Projektit, tregoi mbi eksperiencën dhe punën e përditshme me Njësitë e Integrimit në gjithë Bashkitë e Shqipërisë. Njësia e Integrimit Europian pranë Bashkisë Tiranë, me përfaqësuese znj. Ina Bregaj, përgjegjëse e sektorit, si inicatior të kësaj nisme orientoi diskutimin drejt praktikave të mira të secilës Bashki.

Znj. Erinda Shkreli, Drejtore e Burimeve Njerëzore, Trajnimit dhe Zhvillimit, Bashkia Tiranë, diskutoi për planin e Integritetit si një proces të rëndësishëm, një risi e institucionit që kërkon bashkëpunimin e suksesshëm të tëgjithë aktorëve e grupeve të interesit. Më pas fjalën e mori Znj. Ina Lushka, Përgjegjës i zyrës së Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Bashkia Kavaje për trekëndëshin Integrim, Integritet dhe Partneritet, se sa impakton punën e përditshme të punonjësve të administratës lokale. Znj. Dorisjana Hasani, Drejtuese e Integrimit në BE dhe Projekteve të Huaja në Bashkinë Kamëz prezantoi një angazhim shumë të frytshëm në marrëdhënien pushtet lokal- komunitet, me Kontratën Sociale dhe prioritetet e caktuara nga konsultimet e vazhdueshme, e finalizuar me sukses. Znj, Suela Kocibelli, përfaqësuese e shoqatës “Vizion”, dëshmoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bashkinë Vorë në ngritjen e komunikimit zyrtar dhe ruajtjen e integritetit në punën e përditshme të institucionit. Së fundmi, znj. Edlira Ramaj, pëfaqësuese e Bashkisë Rrogozhinë, theksoi parimet themelore dhe kuadrin ligjor ku janë mbështetur për të ngritur një Kod Etike efikas.

Paneli u mbyll me diskutime dhe rekomandime të mëtejshme për bashkëpunimin në këtë kuadër.