Aktivitete

Në datën 29 Janar 2019, Njësia e Integrimit të BE-së në Bashkinë Pogradec në bashkëpunim me Ministrine e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Organizatën ‘Përtej Barrierave’, Pikë Kontakti për Programin Erasmus+ Youth in Action në Shqipëri si dhe European Solidarity Corpse (Trupat e Solidaritetit Evropian), organizuan një Ditë Informuese për të Rinjtë në lidhje me “Mundësitë për të Përfituar nga Programet e Bashkimit Evropian”.

29 Jan 2019

Projekti Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtëme,  Ministrinë e Punëve të Brendëshme, Erasmus Plus – Zyra SALTO – YOUTH e Burimeve të Evropës Jug – Lindore, Korpusin Evropian të Solidaritetit si dhe Organizatën “Përtej Barrierave”, organizoi në datat 19 – 20 Dhjetor 2018, në ambjentet e “House of Europe” në Tiranë, një takim dy ditor më të gjithë Koordinatorët Vendor të BE që drejtojnë “Njësite e Integrimit Evropian”

19 Dhj 2018, 20 Dhj 2018

Takimi publik mbi rolin e gruas dhe angazhimin e komunitetit në procesin e integrimit evropian                                                    

Patos, 26 nëntor 2018

E nderuar Zëvendësministrja Kuko, i nderuar kryetar Balilaj,

Zonja dhe Zotërinj, 

Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot në këtë veprimtari të dedikuar për një çështje kaq të rëndësishme: 'Roli i grave dhe angazhimi i komunitetit në procesin e integrimit evropian'.

26 Nën 2018

Në datën 9 Nëntor 2018, në ambjentet e “Europe House” në Tiranë, projekti “Bashkitë për në Evropë” në bashkëpunim me ASPA - “Shkollën Shqiptare të Administratës Publike”, AMVV “Agjensinë për Menaxhimin e Vetëqeverisjes Vendore”, Ministrinë e Brendëshme, Ministrinë për Evropën dhe Punët e jashtëme si dhe me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizoi një ceremoni disa planëshe me koordinatorët vendorë të BE në të gjitha Bashkitë e vendit.

09 Nën 2018

Në datat 1 dhe 2 Tetor, projekti Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit që mbulon edhe çështjet e pushtetit vendor, si dhe me mbështetjen e programit TAIEX “ Technical Assistance and Information Exchange instrument of the European Commission” – “Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian”, zhvilloi trajnimin dy ditor me temë: “Ngritjen e kapaciteteve për pushtetin vendor në lidhje me procesin e integrimit evropian të vendit”.

30 Tet 2018